“Der Standard” sulmon ashpër BE: Borrellit ia shkruan Serbia postimet për Kosovën

16/10/2021 01:59

Në një koment mbi zhvillimet e fundit në Ballkan, gazeta austriake “Der Standard”, ka kritikuar ashpër qëndrimin e Bashkimit Evropian për reagimin ndaj tensioneve në Veri të Kosovës.

Ajo shkruan se në aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës vetëm njëri nga të arrestuarit ishte serb”. “Megjithatë, serbët e Kosovës sulmuan policinë dhe Beogradi u soll sikur në Kosovë po përndiqen serbët. Vuçiqi tha shumë gënjeshtra mbi dhunën që gjasmë po ushtronin autoritetet kosovare”, shkroi tutje e përditshmja austriake, raporton TCh.

Megjithatë, ajo që është më tronditëse për, “Der Standard” ishin reagimet dhe postimet në Twitter të kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Sipas gazetës, reagimi i Borrell dukej sikur ishte shkruaj nga Beogradi.

“Përballë këtyre përpjekjeve të koordinuara për destabilizim BE nuk reagoi me vërejtje të qarta, por e përkeqësoi situatën edhe më shumë. Kryediplomati i BE-së Josep Borrell nuk e përkrahu shtetin ligjor kosovar, por kritikoi policinë kosovare për shkak të gjasme ‘masave të pakoordinuara’. Me sa duket atij po ia shkruan Beogradi postimet në Tëitter dhe po beson se na qenkësh kompetent për të mbrojtur kriminelët”, shkruan “Der Standard”.

Borrel këtë, ai mori reagime të shumta, madje edhe nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila kërkoi tërheqjen e menjëhershme nga këto deklarata./KosovaPres

Top Channel