Marshim kundër kancerit të gjirit/ Bashkë gra të majta e të djathta. Top Channel i bashkohet nismës

15/10/2021 19:43

Fjongoja rozë e cila kujton çdo grua për kontrollin e gjirit ka bërë bashkë në marshimin e përvitshëm organizuar nga YVCA shoqata e grave kristiane shqiptare.

Gra të majta dhe të djathta, zyrtare ose jo mbështetur edhe nga burra.

Kanceri i gjirit prek njëlloj si një grua të varfër ashtu dhe një të pasur e rëndësishme është ta diagnostikosh në kohë duke bërë një eko apo një mamografi sikurse bëri Brunilda lufton me të prej 14 vitesh.

1 në 10 gra diagnostikohet me kancer çdo vit .

“Shtetet e bashkuara janë krenarë të jenë pranë jush për të fuqizuar gruan dhe shëndetësinë e gruas anë e mbanë botës .Le të shpresojmë që me të njëjtën energji që u përdor për të bërë vaksinën e covid 19 të mund të përdoret e njëjta energji për të luftuar kancerin e gjirit”, tha Yuri Kim.

Yvca do të zhvillojë fushata ndërgjegjësimi për të dhënë informacione për gratë në shumë qytete të vendit.

Top Channel ka mbështetur YvCa në marshimin e përvitshëm që synon ndërgjegjësimin e grave për tu kudesur për shëndetin e tyre.

Top Channel