100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. Çdo vit zbulohen deri në 10 mijë raste të reja
Në prag të garës Fun Run që do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në datën 16 tetor me nxënësit e shkollave 9-vjeçare , ora 08:00-12:00, Bashkia e Tiranës i bën thirrje qytetarëve që jetojnë apo punojnë në të gjithë perimetrin e garës që të mos parkojnë automjetet e tyre dhe të mos lëvizin me makinë.
Në këto rrugë është vendosur sinjalistikë e përkohshme rrugore nga Bashkia Tiranë. Ata qytetarë, që do të duan të lëvizin me mjetin e tyre, që ndodhet në parkimet brenda perimetrit të garës, duhet ta lëvizin mjetin një ditë përpara, pasi rrugët do të bllokohen dhe nuk do të kenë mundësi të hyjnë-dalin në perimetrin e garës.
Duke filluar nga sot, 15 tetor, ndalohet parkimi në rrugën e Kavajës” (Seg.Bogdanët- Dedë Gjon Luli); rrugën “Ibrahim Rugova”; rrugën “Lekë Dukagjini”; rrugën “Papa Gjon Pali II”; bulevardin “Gjergj Fishta” (Seg Ibrahim Rugova-Astrit Balluku); bulevardin “Bajram Curri” (Seg Nazi Demi-Ibrahim Rugova); rrugën “George W.Bush” (Seg.i Rr.Elbasanit- Abdi Toptani) si dhe në bulevardin “ Dëshmorët e Kombit”.
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të bëhet si më poshtë:
1-Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 16 Tetor 2021 nga ora 08:00 deri në orën 12:00, për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona Fun Run” të organizuar nga Bashkia Tiranë, si më poshtë:
•Ndalohet qarkullimi në blv “Dëshmorët e Kombit” deri te sheshi “Skënderbej” në datën 16 Tetor 2021 nga ora 08:00 deri në orën 12:00, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.
•Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet si më poshtë:
a.Në rrugët “Lek Dukagjini”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri” dhe rruga “Papa Gjon Pali II”.
b.Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Abdyl Frashëri” me dalje në blv “Dëshmorët e Kombit”.
c.Në kryqëzimin e blv “Bajram Curri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.
d.Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.
e.Në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali” me rrugën “Papa Gjon Pali II”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Ismail Qemali” me dalje në blv “Dëshmorët e Kombit”.
1.1Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjës urbane do të pezullohet përgjatë gjithë blv “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”, sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, si më poshtë:
Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon te sheshi “Willson” për të vazhduar në kthim në rrugët “Sami Frashëri”-“Myslym Shyri”-“Ibrahim Rugova” – blv “Gjergj Fishta”, kurse pjesa tjetër e itenerarit te kryqëzimi i Ministrisë së Drejtësisë.
Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Ëillson”.
Linja Nr. 3 “Kashar–Yzberisht – Qendër”devijon te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën“Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë) dhe tek Kafe “Flora”– rruga Mine Peza – rruga “e Durresit”.
Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon nga sheshi “Karl Topia”- “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga e “ Durrësit”.
Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia” – blv “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga e “ Durrësit”.
Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon në kryëzimin “E Elbasanit”- “Ismail Qemali” – blv “Bajram Curri”-“E Elbasanit”.
Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – rruga “Jordan Misja” devijon në kryëzimin e rrugës së “Elbasanit”- rrugën “Ismail Qemali” – rrugën “Papa Gjon Pali II” – blv “Bajram Curri”-rruga “e Elbasanit” dhe pjesa tjetër e itenerarit blv “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”.
Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit” dhe pjesa tjetër te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë).
10/B “Qendër – Mihal Grameno –Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.
Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon në kthim te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën“Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë) dhe pjesa tjetër “Zogu I” – “Fortuzi” – “Mine Peza”.
12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në kthim te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqiperisë) dhe pjesa tjetër blv “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”– Unazë – rruga “5 Maj”.
Linja Nr. 13 “Tirana e Re” sipas sensit orar të devijohet në rrugën kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri” drejt “Librit Universitar” në kthim te sheshi Willson.
Linja Nr. 14 “Unaza” të devijojë te ura e rrugës së “Elbasanit dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”.
Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio të devijojë te rruga “E Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugovën” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa TOB).
Top Channel