Spektakli i shumëpritur i kësaj të premteje filloi me një mbrëmje e cila premton thashetheme, përballje, debate, surpriza dhe eleminime.

Ky show nisi me një diskutim mes moderatores Arbana Osmani dhe opinionistëve mbi konkurentin që mendohet se ka probabilitet të larë për tu larguar.

Menjëherë pas kësaj, u prezantua një klip përmbledhës me debatet, konfliktet, thashethemet dhe përballjet më pikante të ndodhura përgjatë kësaj jave.

Këto ngjarje u ridiskutuan edhe më pas teksa Paloma tha: Nuk më erdhi mirë sepse kisha konsideratë dhe ishte e fundit që e prisja këtë gjë. Nuk më pëlqeu mënyra se si e manifestoi.

Donaldi nga ana tjetër këmbënguli që ishte i ofenduar për komentet e Palomës dhe për faktin që ajo nuk zgjodhi të ballafaqohej me të.

Gjatë debatit ndërhyri edhe Semi e cila tha: Kur nuk e prisje as ti që do zgjidheshe, imagjino ne.

Top Channel