Djali i Erdoganit, deklaratë tronditëse: Evropa do të reshtë së ekzistuari

16/10/2021 11:04

Ka befasuar me deklaratën e tij të fundit djali i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili u shpreh se Evropa do të reshtë se ekzistuari.

Këto pohime, Bilal Erdogan, i bëri përpara mbështetësve të partisë në pushtet të te atit, AKP.

Ishte gazetari turk Abdullah Bozkurt, ai që postoi në rrjetet sociale videon ku Bilal dëgjohet duke thënë se kontinenti i vjetër nuk ka sot asnjë lider të denjë.

Nuk ka asnjë në Evropë që meriton të quhet udhëheqës. Janë të gjithë qesharakë. Edhe Amerika aktualisht po diskuton çështje shumë serioze dhe po përballet me vështirësi të mëdha me ta. E ardhmja e Evropës është e zymtë. Evropa është fusha ime e ekspertizës, kam marrë doktoraturë për këtë. Ajo do të pushojë së ekzistuari”, ka thënë ai, sipas përkthimit të bërë nga vetë Bozkurt.

Gazetari është larguar nga Turqia pas grushtit të dështuar të shtetit në 2016-ën dhe lëshimit të një fletë-arresti në emër të tij me akuzën se ishte anëtar i lëvizjes së Fetullah Gylenit, të konsideruar grup terrorist nga autoritetet turke.

Aktualisht Bozkurt jeton në Suedi ku ka krijuar rrjetin e pavarur Nordic Monitor.

Top Channel