Marrëdhënia dhe afërsia me Fifin dhe Granitin është komentuar më shumë se kurrë ditët e fundit.

Pas vuajti dënimin prej 2 ditësh në Dhomën e Dënimit prej thyerjes së rregullave, Graniti e mikpriti rikthimin e saj me një surprizë tepër romantike.

Mbi krevatin e saj u gjendën qirinj të ndezur dhe shkronja, gjë që Fifin e emocionoi tepër.

‘’E pëlqej por është pak shpejt për tu lidhur’’,- deklaroi Graniti gjatë spektaklit të sotëm.

Gjatë show-t të së premtes, dyshja komentoi edhe skenat e xhelozisë që janë shfaqur në raportin mes tyre përgjatë ditëve të fundit.

Loja e epiteteve ishte arsyeja që Fifi xhelozoi Granitin dhe pretendoi se po hynte mes tij dhe dikujt tjetër.

‘’U mërzita jo nga xhelozia, por e kisha më shumë për prindërit. I kisha parë në ëndërr dhe kisha merkaun se mos kishin ndonjë nevojë. Por edhe presioni i Granitit ka ndikimin e vet’’,- sqaroi Fifi.

Të rejat e fundit të kësaj marrëdhënië u komentuan nga banorët edhe nga dy opinionisët e ‘’Big Brother Vip’’.

Top Channel