Hoffenheim u rikthye te fitorja në Bundesliga dhe e bëri këtë me goleadë ndaj prej skuadrave më në formë të Bundesligas Koln-it që në 5 ndeshjet e fundit kishte grumbulluar 9 pikë duke regjistruar 2 fitore dhe 3 barazime.

Në shtëpi Hoffenheim triumfoi me shifrat e thella 5-0 duke u ngjitur në kuotën e 11 pikëve, 1 më pak se Kolni. Hoffenheim e zgjidhi ndeshjen shumë shpejt teksa shënoi 2 herë me brazilianin Bebou dhe 1 herë me austriakun Baumgartner për t’i çuar shifrat në 3-0 brenda 51 minutave të para.

Fitorja e skuadrës së trajnerit Hoeness u vulos nga golat e Geiger dhe Posch për shifrat finale 5-0.

Top Channel