Ndarja nga jeta e maratonomakut Suat Jegenit/ Veliaj: Lajm i trishtë, ishte sportisti që bëri historinë e atletikës shqiptare

16/10/2021 08:06

Suat Jegeni,  një nga sportistët që ka bërë historinë e atletikës shqiptare dhe pjesëmarrës në shumë maratona të Europës u nda nga jeta një natë më parë.

Suat Jegeni lindi më 25 mars 1942 në një familje patriotike.

Ai la pas një karrierë të suksesshme me mbi 20 rekorde në sport. Ishte ndër pionerët e parë të atletikës shqiptare dhe një maratonomak. Ai arriti që të thyente shumë rekorde kombëtare të garave që ishin të 10 garëshit, si kërcim me shkop 400 metra.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të sportistit të njohur që na ka përfaqësuar në shumë vende.

Teksa po përgatisim detajet e fundit të Maratonës së Tiranës, na trishtoi shumë lajmi për ndarjen nga jeta të Suat Jegenit, një nga sportistët që ka bërë historinë e atletikës shqiptare dhe maratonomak që ka vrapuar në shumë maratona të Europës. U prehsh në paqe”, shkruan Veliaj.

 

Top Channel