Video nga restaurimi i qytetit të gurtë, po punohet për sistemimin e muzeve dhe rrugëve me kalldrëm në Gjirokastër

16/10/2021 09:01

Kalaja, rrugët dhe disa muze të rëndësishëm të Gjirokastrës janë aktualisht në proces restaurimi.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes në rrjetin social “Facebook” një video nga procesi i punës, ku duken dhe rregullimet që janë bërë deri më tani.

Punimet përfshijnë rindërtimit e kalldrëmit, sistemimin e muzeve, restaurimin e shtegut “Kronikë në gur”, “Eduard Lear” dhe kthimi në muze i shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadaresë.

Sipas Ministrisë së Kulturës, punimi artizanal siguron ruajtjen e traditës së qytetit të gurtë.

Top Channel