Të shumta kanë qenë rastet kur banorët e ”Big Brother Vip” ata kanë ndarë me njëri-tjetrin eksperienca, vështirësi dhe momente të tjera të rëndësishme nga jeta e tyre.

Ishte Paloma e cila ndau me Monikën një nga momentet më të vështira që i është dashur të kalojë në marrëdhënië me bashkëshortin e saj.

Ajo rrëfeu se babai i fëmijës së saj është dashur të luftojë një betejë shumë të vështirë, atë me alkoolin.

Paloma deklaroi se shumë netë i është dashur të përballojë frikën dhe pasigurinë si pasojë e agresivitetit dhe dhunës që bashkëshorti i saj shfaqte nën efektin e pijes.

Kjo dramë u komentua edhe gjatë spektaklit live të kësaj të premte teksa Paloma tha: Vendosa ta ndaj me publikun pasi po kaloj periudhën me të bukur të jetës time. Një nga fitoret e mia më të mëdha ishte që ndryshova Andrein dhe i dhash mundësinë vajzës time të rritej me një baba.

Pas këtyre fjalëve Paloma u ftuan në Dhomën e Rrëfimit ku gjëti një kuti në të cilën ndodhej një trofe mbi të cilën shkruhej; Aktorja më e mirë e “Big Brother Vip’’.

Bashkëshorti i saj kishte ardhur edhe në ambjentet e shtëpisë dhe pas një ballafaqimi ai e qetësoi atë duke i thënë se ai epitet ishte një lojë.

Megjithatë ai u shpreh se ishte pak i lënduar që ajo riktheu një moment të vështirë të jetës së tyre pasi kështu mund të mërzisë shumë familjarë të tyre. Gjithashtu ai u shpreh se deklarata e Palomës ishte pak më e egzagjëruar seç duhet.

‘Vërtet e kemi kaluar dhe mos e hap më sepse lëndon prindërit, por herë tjetër mos bëj edhe aq shumë fabula pasi gjërat nuk kanë qenë kaq të egzagjëruara”,– tha bashkëshorti i saj.

Nga ana tjetër Paloma rrëfeu se tanimë është e lumtur dhe po planifikon të zgjerojë familjen e saj.

 

Top Channel