‘Kthim në fashizëm’/ Punonjësit e porteve të Italisë bllokojnë aktivitetin kundër vaksinimit të detyruar (fotogaleri)

15/10/2021 18:24

Të udhëhequr nga punonjësit e portit verior të Trieste, mijëra italianë dolën sot në greva e protesta kundër urdhrit për paraqitjen në punë të ‘Green Pass’ ose “Lascia-passare”, siç njihet në vend pasapporta e vaksinimit.

Të paktën 6,000 punonjës janë në grevë në portin madhor të Trieste, që është një qendër detare e veriut të Italisë dhe e lidhjeve me Gjermaninë, Austrinë dhe Evropën Qendrore.

Greva nisi gjthashtu në portin e Genoa e Ancona, si dhe Napoli, ndërsa trazira më të pakta kishte në  portet e Venecia, Palermo, e Gioia Tauro, raportonte agjencia Ansa.

Në pankartat e punëtorëve dëshmia e vaksinimit krahasohej me “teserën e partisë fashiste”, pa të cilën në kohën e Duçes nuk mund të merrej asnjë shërbim në dyqanet e zyrat publike.

Policia kishte dalë në numra të mëdhenj ndërsa shkollat e ambasadat ishin mbyllur herët prej paralajmërimeve për dhunë.

Punonjësit protestues akuzonin se Italia po kthehej në një “eksperiment” të Bashkimit Evropian si vendi i vetëm evropian ku ‘Green-Pass’ bëhet i detyrueshëm në të gjitha vendet e punës.

“Sot ata po shkelin kushtetutën tonë, unë i them jo këtij diskriminimi”, tha protestuesi Loris Mazzarato.

Ai qe mes mijëra të tjerëve në portin e Trieste, që ka qenë në krye të lëvizjes kundër masave arbitrare qe detyrojne punonjësit të tregojnë Green Pass.

Thirrjet ‘Liberta’ (Liri) ushtonin sot dhe në demonstratën paqësore në Firence.

Ivano Russo, drejtori i grupit industrial Confetra, tha për AFP se të paktën 30 përqind e 900,000 shoferëve të kamionit në Itali i janë bashkuar grevës.

Punonjësit e portit të Trieste kanë refuzuar ofertën e autoriteteve për teste tamponi falas  duke thënë se do të vijojnë grevën pa limit.

‘Jemi qyetarë, jo kukulla’ si dhe ‘No Green Pass, No Discriminazione’ shkruhej në disa nga pankartat e sotme.

FOTO GALERI
1/19
Të udhëhequr nga punonjësit e portit verior të Trieste, mijëra italianë dolën sot në greva e protesta kundër urdhrit për paraqitjen në punë të ‘Green Pass’

Top Channel