Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla pohoi për një media shqiptare shkeljen e hapësirës ajrore të Kosovës nga Serbia gjatë trazirave në veri, pasi Kosova vendosi reciprocitetin e targave me Serbinë.

Kishte momente kur fërkimet ishin më të mëdha, kishte momente të provokimit të hapur, sidomos nga Serbia, për shembull ata provokonin me fluturime shumë afër kufirit të Kosovës, si me avionë të prodhimit rus, ashtu edhe me helikopterë të prodhimit rus, kishte dronë të cilët i afroheshin kufirit, apo kemi pasur një rast kur edhe ka pasur shkelje të kufirit, kishte mobilizim të shtuar të xhandarmërisë, të ushtrisë serbe, por këto provokime, kurrsesi nuk na bënë që ne të ndryshojmë mendim,” ka thënë ai.

Ministri shtoi se veriu i Kosovës ka probleme të mëdha si kontrabanda, krimi i organizuar, trafikimi i qenieve njerëzore.

Është i qartë fakti se sundimi i rendit dhe ligjit në këto komuna ka qenë i mangët, kjo për arsye edhe që nuk ka pasur vullnet politik të qeverive të mëhershme në Kosovë, por edhe ofrimit të një lloj ombrelle politike të gjitha këtyre veprimeve kriminale. Qeveria Kurti nuk dëshiron që në veri të mbahet kjo lloj status quo-je”, është shprehur ministri.

Top Channel