Arrestohet ish-kandidati i LSI/ Etien Joka u filmua teksa premtonte 100 euro për një votë

16/10/2021 15:24

Policia ka arrestuar pas më shumë se 5 muajsh Etien Jokën ish kandidatin për deputet të LSI për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai u filmua teksa premtonte se do paguante 100 euro për një votë.

Video për shit-blereje votash u publikua për herë të parë nga Top News, vetëm një ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Video është transmetuar në emisionin Breaking në Top News.

Pas transmetimit të videove, Top Channel e kontaktoi kandidatin e LSI, i cili mohoi gjithçka. Më pas fiku telefonin duke shkëputur çdo kontakt dhe oficerët e policisë gjyqësore nuk e gjetën as në banesë.

Menjëherë Ish kandidati për deputet i u shpall në kërkim. Ishte Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që caktoi në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Kjo çështje u hetua nga SPAK dhe GJKKO, organe që janë ngarkuar nga kodi zgjedhor për të hetuar krimet zgjedhore.

Në videot e transmetuar në Top Neës shfaqet edhe një tjetër person në rolin e sekserit. Ai quhet Edison Babo, dhe është arrestuar nga policia për korrupsion pasiv ne zgjedhje. Në pamjet e publikuara,  Babo vijon pazaret ku premton punësim për qytetarin pas zgjedhjeve, ndërsa përmend dhe kryetaren e LSI dhe badigardin e ish kryeministrit Berisha.

Top Channel