Para hyrjes në Big Brother, Arjola Demiri surprizon mes lotësh vogëlushen: Më kanë thënë nuk vlen!

16/10/2021 19:48

Këtë të shtunë, “Më thuaj një dëshirë” në moderimin e Fjoralba Ponarit ka surprizuar Ramonën, vogëlushen 10 vjeçare e cila pas humbjes së babait ndjen përgjegjësi për motrën dhe vëllain e vogël.

Ramona ka shprehur dëshirë për të çuar motrën dhe vëllain në këndin e lojrave, por shoqet e saj menduan që Ramona të takonte aktorët e saj të preferuar Irgen Çela dhe Arjola Demiri.

Teksa dy aktorët e “Portokalli” kanë shkuar për të surprizuar vogëlushen, Arjola nuk I ka mbajtur dot lotët teksa fliste me të. Madje ka treguar se Ramona duhet të ndjekë ëndrrat e saj, sepse shpesh edhe Arjolës I kanë thyer ëndrrat dhe I kanë thënë nuk vlen, ama sërish ka ecur përpara.
Më tej Arjola ka dhënë një mesazh për të gjithë nënat që rrisin fëmijët të vetme, duke u kërkuar atyre të kenë forcë dhe t’ja nisin çdo ditë nga zero.

Për më tepër ndiqni intervistën e plotë:

Top Channel