Misteri i vrasjes së modeles Gabby Petito mban peng Amerikën dhe internetin/ I fejuari i dyshuar ende në arrati (fotot)

16/10/2021 16:30

Në misterin e fundit kriminal që ka përfshirë SHBA dhe po mban rrymën e internetit në voltazh të lartë, përfshihet vdekja e komentatores 22 vjecare të rrjeteve sociale Gabby Petito, gjatë një udhëtimi të mistershëm me të fejuarin.

Fatkeqësisht në çështjen tragjike të pazgjidhur, tani kanë ndërhyrë programe televizive “reality show” që me anë të “detektivëve privatë” pretendojnë se janë vënë në gjurmë të autorit të dyshuar.

Gabby Petito ishte nisur për një udhëtim të shumëpritur me të fejuarin e saj Brian Laundrie — por vetëm i dyti u kthye në shtëpi.

Pas kërkesave të policisë për informacione ai mori një avokat dhe refuzonte të fliste, por pak më vonë u zhduk dhe ai. Kjo e fundit ndodhi disa ditë para se trupi i vajzës së re të gjenden në një varr të cekët në një park kombëtar të SHBA. Ajo ishte mbytur ne qafë.

Çështja është kthyer në një sensacion televiziv në SHBA, dhe fillimisht u lidh me vrasjen e një dysheje vbajzash lesbike në një udhëtim pushimesh, dhe më pas me zbulimin e një tjetër shëtitësi të vdekur ne nje park kombetar.
Teksa gjuetia vazhdon për të gjetur Laundrie, një ushtri detektivësh dixhitalë kanë vërshuar në rrjetet sociale të shumta të çiftit, për të zbuluar ide të reja.

Në një tjetër kthesë absurde të ngjarjeve, programi ‘reality TV’ Dog the Bounty Hunter ka lëshuar kthetrat e tij në ngjarje, duke pretenduar se ka rënë në “gjurmë të freskëta” të Laundrie, në një kohë kur prindërsit e tronditur të Gabby dëshirojnë që ai të gjendet i gjallë Laundrie për të mësuar çfarë i ndodhi të bijës.
Nëna e vajzës, Nichole Schmidt tha: “Dua ta shikoj në sy ate”.
Vrasja makabre e Gabby ishte në kontraëst të thellë me imazhet “e shkëlqyeshme” që çifti postonte në rrjetet sociale të vendeve ku udhëtonin.

Dyshja ishin njohur që në shkollë të mesme.

Ata jetonin në Long Island, në qendër të New York, dhe në korrik u nisën në atë që do të ishte udhëtimi katër-muajsh përmes SHBA, për të ekzploruar parqet kombëtare të vendit.

Ata flinin në furgonin e tyre Ford Transit dhe dokumentonin udhëtimet në rrjetet sociale.

Gabby kishte studiuar për farmaciste, dhe llogaria e saj në Instagram ishte e mbushur me foto të buzëqeshura të vetes, në dunat e rërës në Colorado apo dhe shkëmbinjtë e kuq në shkretëtirën e Utah.

Por jashtë rrjeteve sociale bashkëjetesa e të rinjve ishte ndryshe. Më 12 gusht policia ishte thirrur pasi Laundrie po rrihte Gabby në Moab, Utah.

Kur arritën në incident policët nuk dinin kë të besonin se cili ishte agresori.

Gabby është shfaqur në një video që u tregon e përlotur policisë: “U konfliktuam sot në mëngjes, kishim disa probleme personale”. Oficerët nuk ngritën akuza ndaj të rinjve dhe u sugjeruan që të shkojnë secili në rrugën e tyre.

Më 24 gusht ata ishin parë duke dalë nga një hotel së bashku në Salt Lake City, Utah dhe kjo ishte hera e fundit që Gabby është parë e gjallë.

Dyshimet për vrasjen e Gabby ranë shpejt mbi Laundrie, derisa dhe ai u zhduk.

Rose Davis, shoqe e të ndjerës thotë se i fejuari i saj ishte kontrollues e manipulator.

“Isha e shqetësuar për të fejuarin e saj. Një natë ai nuk e la të dilte me mua dhe i mori kartën e identitetit. Kjo e mërziti shumë, me të fejuarën nuk veprohet kështu”, tha Davis.

FOTO GALERI
1/7
Gabby Petito ishte nisur për një udhëtim të shumëpritur me të fejuarin e saj Brian Laundrie — por vetëm i dyti u kthye në shtëpi.

Top Channel