Shpat Kasapi dhe partnerja e tij Selvija i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë por nuk kanë bërë ende dasmën.
Maturantët në të gjithë vendin iu nënshtruan provimit të lëndëve me zgjedhje.
Ministrja Olta Xhaçka ka bërë një bisedë telefonike me homologun portugez Augusto Santos Silva.
Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për media pas takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Ka nisur në Bruksel raundi i ri i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Në qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 në të gjithë territorin e Kosovës ka nisur vaksinimi masiv.
“Me gjakun që i pikonte nga duart, kaloi qetësisht aty pranë. Nuk u shqetësua aspak, vazhdoi të ecte. Dukej si skenë e ndonjë filmi”, ky ishte rrëfimi i një dëshmitari të ngjarjes që tronditi qytetin belg të Deurnes e që për protagonist kishte një shqiptar.
Etapa e parë e kampionatit të Çiklizmit ka përfunduar në Korçë ndërsa të parët që kanë arritur vijën e finishit kanë qenë Servet Kastrati i Vllaznisë për Kadet, Brikel Barci i Studentit për Junior dhe Olsian Velia për Elitë.
Vetëm 12 të dënuar për terrorizëm në Kosovë kanë marrë pjesë në ligjëratat për deradikalizimin e tyre.
Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ky ka qenë takimi i parë i tyre në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Raundi i ri i dialogut pritet të mbahet në muajin korrik.
Një grumbull i madh mbeturinash është përfshirë nga flakët në hyrje të qytetit bregdetar të Shëngjinit.
Mungesa e vrojtuesve të plazhit vazhdon të jetë një problem serioz në vendin tonë.
Me kërkesë të pjesës më të madhe të këshillit bashkiak të Vlorës ishte thirrur sot një mbledhje për të dëgjuar një raport nga kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli në lidhje me gjendjen e shërbimeve vendore, situatën e shërbimeve bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit.
Kina lëshoi në orbita katër satelitë të rinj, duke përfshirë një satelit komercial për gjurmimin e asteroideve në afërsi të Tokës.
Përpara takimit të tij me Vladimir Putin në Gjenevë të Zvicrës, presidenti amerikan i ashpërsoi tonet me homologun rus, si për t`i treguar se përballja e tyre nuk ka për të qenë e lehtë.
Kartmonedha 10.000 lekëshe do të jetë në qarkullim për përdorim në fund të muajit qershor.
Pas takimit të tyre, të zhvilluar në vazhdën e samitit të liderëve të NATO-s në Bruksel, presidentët e Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara konfirmuan gatishmërinë për të riparuar marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve dhe për të forcuar bashkëpunimin.
Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re krokodili gjigant prehistorik që endej lumenjve të Queenslandit në Australi miliona vjet më parë.
Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në një konferencë për media pas shkarkimit të saj nga presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se presidentja ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin e dhënë për shkarkimin e saj.
Një ngjarje e rëndë ndodhi në gusht të vitit të kaluar, kur një shqiptar dhunoi me shufër hekuri një polic në Greqi, i cili ishte jashtë shërbimit dhe po shëtiste me dy kolege.
Dy punonjës të elektrikut kanë humbur jetën paraditen e sotme, teksa po punonin në një nënstacion elektrik, në Roskovec.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në teatrin “Petro Marko” ka dështuar pasi kryebashkiaku ka vendosur që të mbyllë dyert e ambientit me pretendimin se shkelen masat anti Covid.
Kryebashkiaku socialist i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton se ka probleme në ligjin e Dekriminalizimit.
Dhënia ryshfet mjekëve për një shërbim më të mirë shëndetësor duket se nuk është vetëm fenomen shqiptar.
Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar, që vuante dënimin alternativ “Qëndrim në Shtëpi”, pasi ka dhunuar dy punonjës të burgut të Fushë-Krujës.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen në vjeshtë të këtij viti, më 17 tetor.
Numri i rasteve të reja me koronavirus ka rënë në shtatë javët e fundit, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, mirëpo ai po ashtu ka njoftuar se numri i të vdekurve brenda ditës arrin në mbi 10,000.
Sot ishte caktuar të mbahej në orën 10:00 mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës për t’i kërkuar llogari kryebashkiakut Dritan Leli në lidhje me shqetësimin e komunitetit vlonjat për gjendjen e shërbimeve vendore, situatën e shërbimeve bazike të pastrimit, mirëmbajtjes si dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.
Futbollisti Granit Xhaka ka vendosur të guxojë me ‘look-un’ e tij dhe të lyejë flokët bjondë.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar verifikimet në lidhje me procedimin pasuror në ngarkim të Bledar Seferi (alias Hakorja), si dhe familjarëve të tij.
Samiti që do të mbahet më 16 qershor në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Joe Biden në Gjenevë, nuk pritet të sjellë marrëveshje konkrete, mirëpo takimi do të mund të jetë i dobishëm, ka thënë ndihmësi i Kremlinit.
Pandemia e Covid-19 ka më shumë se 1 vit që ka bllokuar lëvizjen e lirë të njerëzve në mbarë botën ndërsa mbetet ende mister se si lindi sëmundja që mori miliona jetë.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se shtetit të tij do t’i duhet mbështetja e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, nëse do të ketë trupa në Afganistan, pas tërheqjes së trupave tjerë të NATO-s.
Mesfushori Christian Eriksen pësoi një atak kardiak, në mes të ndeshjes Danimarkë-Finlandë të “Euro 2020”.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë të martën se është i vetëdijshëm që procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë i lehtë, mirëpo angazhimi i të dyja palëve është i domosdoshëm për popujt e dy vendeve.
Punimet e OSHEE-së vazhdojnë sot në Kashar.
Portieri i Danimarkës, Kasper Schmeichel është krenar që ka Simon Kjaer si kapiten në ekipin kombëtar dhe thotë se Christian Eriksen jetoi diçka që nuk mund ta dinë.
Debuton në Euro 2020 edhe Spanja, që nuk shkoi përtej një barazimi 0-0 në përballjen ndaj Suedisë në “Estadio de la Cartuja” të Sevillas, ku u regjistrua edhe ndeshja e parë pa gola e këtij kompeticioni, nga 10 të tilla të zhvilluara deri tani.
Një konflikt për një maskë në një dyqan ushqimore shkaktoi një të shtëna me armë zjarri që mori jetën e një punonjësi dhe plagosi dy persona të tjerë.
5 shtetas janë arrestuar dhe 2 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale, në kryeqytet.
Policia e Vlorës ka publikua pamjet nga aksioni i djeshëm ku u arrestuar pasi u kap me armë pa leje edhe Edison Begaj i cili i shpëtoi atentatit me katër plumba para disa ditësh.
Një shqiptar nga Kosova, me inicialet B. A., 48 vjeç dhe me banim në Belgjikë, dyshohet se ka vrarë të dashurin e ish-bashkëshortes së tij.
Franca dhe Gjermania do e fillojnë startin e tyre në Euro 2020 me përballjen mes njëra-tjetrën në kuadër të Gruipt F.
Portugalia luan takimin hapës me Hungarinë në Kampionatin Evropian të martën pasdite në Grupin F
Një seri faktorësh demografik, ku kryeson emigracioni i lartë po redukton me ritme të përshpejtuara forcën e punës tek të rinjtë 15-29 vjeç. Në të kundërt, numri i pensionistëve në punë po rritet ndjeshëm.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në fshatin Cerkovicë, Finiq, kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.
Kryeministri i vendi Edi Rama e ka nisur ditën me një lajm mirë për të gjithë prindërit.
Në Bruksel takohen sot për herë të parë kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti i Serbisë Vuçiq. Tema më e përfolur është Asociacioni, por mes palëve ka tensione të shumta.
Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të NATO-s në samitin me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, u pozicionuan qartazi kundrejt Rusisë dhe Kinës. Kancelarja Merkel nuk do ta „mbivlerësojë“ këtë.
Një protestë në Minnesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kthyer në tragjedi. Një grua 31-vjeçare, nëna e dy fëmijëve humbi jetën pasi makina e saj u godit nga një tjetër makinë, shkruajnë mediat e huaja.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë , rreth orës 23:30, në fshatin Katund i Ri në Durrës.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.
Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi pjesëmarrjen e tij të parë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s për t’i bërë thirrje Presidentit rus Vladimir Putin të heqë dorë nga aktet provokuese ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve. Udhëheqësit e NATO-s bashkuan zërat me Shtetet e Bashkuara duke e akuzuar zyrtarisht Moskën dhe Pekinin për veprime keqdashëse.
Stomaku është një organ shumë i ndjeshëm ndaj stresit. Nëse përpiqeni ta ‘hani stresin me bukë’ ushqyesit e produkteve në pjatën tuaj nuk do të përputhen siç duhet. Stresi kronik mund të ndryshojë lëngjet gastrike që prodhohen në stomak, qarkullimin e gjakut, lëvizshmërinë e zorrëve, përshkrueshmërinë e mukozës në stomak dhe ndjeshmërinë e tij.
Tkurrjet muskulare në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur ato shfaqen gjatë natës. Këto ngërçe zakonisht prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinat.
Lexoni për produktet e pasura me hekur që mund t’i shtoni në ushqimin tuaj që të rrisni nivelet e hemoglobinës. Sa herë që flasim për ushqime të pasura me hekur, produkti i parë që na vjen ndër mend është spinaqi. Të paktën kështu ndodh me ne shqiptarët.
Portokallet padyshim që janë një nga frutat të cilat ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore për trupin tuaj. Ky frut jo vetëm që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar por edhe për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim. Vitamina C, e cila gjendet me shumicë tek portokallet, është një lëndë ushqyese thelbësore për funksione të ndryshme trupore, përfshirë këtu edhe rritjen e flokëve.
Rregullatori Evropian i Barnave tha se nuk rekomandon vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19 për njerëzit që vuajnë nga ngjarje të rralla të gjakderdhjes dhe se po heton gjithashtu raste të inflamacionit të muskujve të zemrës pasi janë vaksinuar.
Inteligjenca Artificiale (IA) mund të përshpejtojë prodhimin e mikroqarqeve të reja duke modeluar konfigurimin e tyre në orë në vend të muajve, me rezultate të njëjta ose edhe më të mira se ato të marra nga inxhinierët e vërtetë, sipas një studimi të botuar në revistën shkencore “Nature” nga studiuesit e gjigantit të Mountain View, Google, në bashkëpunim me ata të Universitetit Stanford në Kaliforni.
Këngëtarja Jennifer Lopez i befasoi të gjithë me një foto të saj duke pozuar mes oficerëve të policisë.
Jay-Z dhe Beyonce blenë një “Rolls Royce” të ri, të krijuar posaçërisht dhe të pajisur sipas dëshirave të tyre. Modeli “Boat tail” është një kabriolet me dy dyer dhe katër ulëse. Automjeti unik i kushtoi një çifti të fuqishëm rreth 28 milionë dollarë.
Më shumë se tre milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe dhjetëra-mijëra klientë në Kanada kanë rënë viktima të vjedhjes së të dhënave nga hakerët duke kompromentuar sistemin e një partneri të jashtëm të Volkswagen Group (VW).
Ministri i Shëndetësisë së Iranit, Saeed Namaki tha se është dhënë leja për përdorimin emergjent të vaksinës vendase kundër koronavirusit të ri (COVID-19), COVIRAN Bereket.
Në botë deri më tani janë administruar mbi 2,388 miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se aleanca ka hapur një kapitull të ri në historinë e saj në samitin e liderëve në Bruksel.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic, takohen të martën në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.
Edison Begaj, i cili i shpëtoi atentatit me katër plumba para disa ditesh ka rënë në prangat e policisë gjatë mbrëmjes së djeshme.
Stefan Jovetiç shprehu dëshirën për t’u rikthyer në Serinë A dhe Igli Tare është gati t’ia plotësojë sulmuesit malazez.
32882 demokratë ose ose 81% e atyre që votuan në zgjedhjet e të dielës i votëbesuan Lulzim Bashës mandatin e tretë në udhëheqjen e PD për 4 vitet e ardhshme.
Me triumfin në Roland Garros, Novak Djokovic u ngjit në kuotën 19 të trofeve Slam, duke e parë veten tashmë thjesht një titull larg dyshes së mirënjohur Roger Federer – Rafael Nadal. Tenisti nga Serbia u duk i mundur pas dy seteve të para, por Nole ia doli mbanë për të përmbysur gjithçka, duke fituar për herë të dytë në karrierë Kupën e Musketierëve.
Zërat mbi të ardhmen e Cristiano Ronaldos janë të shumtë, megjithatë vetë ylli portugez është i përqendruar maksimalisht te Kampionati Europian, ku luzitanët do të debutojnë nesër në përballjen me Hungarinë në “Puscas Arena”.
Maqedonia e Veriut debutoi me humbje 3-1 ndaj Austrisë në Kampionatin Europian, teksa episodi më i shëmtuar i ndeshjes ishte kur sulmuesi austriak Arnautoviç shpërtheu në të shara ndaj Ezgjan Alioskit.
Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 8 në Durrës.
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit pasi drejtuesi i automjetit tip “Ford” ishte në gjendje të dehur.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të hënën (14 qershor) se ka zhvilluar bisedime “pozitive dhe produktive” me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Sot kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Samitin e NATO-s në Bruksel.
Mbrëmjen e kësaj të hëne kanë mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’ edhe 11.700 vaksina Pfizer.
Aktivistja për të drejtat e komunitetit LBTI, Xheni Karaj ka folur për debatin e gjerë që u bë në rrjet për kërkesën që organizatës për të zëvendësuar fjalën “nënë” me “prindi që lind”.
Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka lënë të hapur rikthimin e mundshëm në krye të PD, duke thënë se është konsistent në qëndrimet e tij për kryetarin e Partisë Demokratike.
Në selinë e UEFA-s në Nyon do të hidhet nesër shorti për turin e parë eliminator të Ligës së kampionëve si dhe për turin e parë eliminator të Conference League, kompeticione ku garojnë edhe 4 klube shqiptare.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zgjedhur “Tirana Fan Zone” këtë mbrëmje për të parë ndeshjen Suedi –Spanjë,e vlefshme për Kampionatin Europian.
Një grua e re ka thënë se fundmi se ka përjetuar momentin më të frikshëm të jetës kur një burrë hyri në shtëpinë e saj teksa po filmonte një video për të postuar në rrjetin TikTok.
Lulzim Basha është rizgjedhur në krye të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 13 qershorit.
Analisti Andi Bushati ka komentuar fitoren e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike duke thënë se PD është duke vdekur përderisa pranon një njeri që vetëm sjell hunbje.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se aleanca ka hapur një kapitull të ri në historinë e saj në samitin e liderëve në Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).
Valtteri Mulkahainen, mësues dhe fotograf amator nga Sotkamo, Finlandë, pëlqen të kalojë kohën e lirë duke eksploruar dhe fotografuar burinë e botës natyrore e rurale të Finlandës.
Britania e Madhe ka shtyrë heqjen përfundimtare të të gjitha kufizimeve kundër pandemisë deri më 19 korrik 2021.
Thomas Brdariç ka rinovuar zyrtarisht marrëveshjen me klubin e Vllaznisë.
Në Kodër-Vilë të Durrësit kanë nisur hetimet për zjarrin që ka rënë në faqen perëndimore të kodrës së qytetit bregdetar.
Julian Assange, njeriu që ndërtoi famën e tij, të mirë ose të keqe, mbi lirinë e informacionit, ironikisht ka në dispozicion ne burg, një kompjuter pa akses në internet, me portat e daljet e tij të dyllosura me rrëshirë.
Pas fitores së zgjedhjeve të 13 qershorit, Kryedemokrati Basha ka dalë në një deklaratë për mediat.
Edison Begaj, i cili i shpëtoi atentatit me katër plumba para disa javësh, ka rënë në prangat e policisë gjatë mbrëmjes së sotme.
Fiks Fare denoncoi sot parregullsitë dhe abuzimet në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike në 13 qershor 2021.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, takohen të martën në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.
Fëmijët fluturonin sot balona pranë plazhit të qytetit të Gazës, secila me portrete të 66 fëmijëve që u vranë në krahinën palestineze nga sulmet ajrore të izraelit, gjatë konfliktit të fundit mes shtetit hebre dhe militantët palestinezë të Hamas.
Shteti i Arizonës në SHBA ka rivendosur në funksion së fundmi një dhomë gazi të vjetër që nuk ishte përdorur prej shekullit të kaluar, për ekzekutimin e të burgosurve. Zhvillimi ka ringjallur kritikat për dënimin kapital dhe mënyrën brutale të ekzekutimit.
Sllovakia bën surprizën në “Gazprom Arena” të Shën Petërsburgut, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 2-1 përballë Polonisë së Robert Lewandowskit dhe hodhi kandidaturën për të kaluar në fazën e 1/8-ave të këtij kompeticioni.
Duke nisur nga data 1 korrik, qytetarët e vendeve të Ballkanit perëndimor nuk do do të paguajnë më tarifat “Roaming”.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit vijojnë operacionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet.