Përndjekje, vjedhje dhe kanabis, policia e Tiranës vë nën pranga tetë persona (Detajet)

17/10/2021 17:33

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga 8 persona gjatë 24 orëve të fundit, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

U arrestuan në flagrancë shtetasit P. N, 33 vjeç, O. Ll, 22 vjeç dhe M. P, 21 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina” gjatë kontrollit të mjetit me drejtues shtetasin P. N dhe pasagjer O. Ll dhe M. P, shërbimet e Policisë gjetëm dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis;

Po ashtu, në pranga u vu shtetasi A. K, 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K, 45 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. T. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. L, 34 vjeç, sepse ka përndjekur në mënyrë të përsëritur një shtetase.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

H. M, 19 vjeç dhe A. M, 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

F. V, 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel