‘Maratona 2021’, në garë 2500 vrapues! Ja cilat janë akset e bllokuara në Tiranë deri në orën 17:00

17/10/2021 09:13

Sot në Tiranë po zhvillohet edicioni i 5-të i Maratonës së Tiranës 2021.

Në këtë Maratonë do të marrin pjesë 2500 vrapues nga shumë vende të ndryshme të botës. Për t’i lënë vendin pistës për garuesit qarkullimi i automjeteve është devijuar si dhe nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në këto akse.

Ditën e sotme kufizimi i qarkullimit të automjeteve nis nga ora 7:00 deri në 17:00.

Me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, ndalohet qarkullimi i mjeteve nga sheshi Nënë Tereza, bulevardi “Dëshmorët e Kombi”, rrugët “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri”, “e Elbasanit”,“George W. Bush”, “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, bulevard “i Ri”, rruga Ded Gjo Luli”, rruga “ e Durrësit”, rruga “e Kavajes”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” bulevardi “Bajram Curri” rruga “Ibrahim Rugova”.

Maratona do të ndahet në 4 kategori, e para e quajtur ‘Marathon’ do të jetë 42.1 kilometra, e dyta është “Half Marathon” me gjatësi 21 kilometra, dhe 2 garat e tjera Tirana 10K dhe We too që janë më shumë motivuese se sa konkurruese.

Në Maratonë do të shpërndahen edhe çmime për fituesit e vendeve të para, në varësi të garave ku do të marrin pjesë.

Për kategorinë “Marathon” me 42 kilometra çmimet janë:

Vendi i tretë: 2000 Euro

Vendi i dytë: 3000 Euro

Vendi i parë: 5000 Euro

Për kategorinë “Half Marathon” 21 kilometra çmimet janë:

Vendi i tretë: 1000 Euro

Vendi i dytë: 1500 Euro

Vendi i parë: 2000 Euro

Për kategorinë “Tirana 10K” çmimet janë:

Vendi i tretë: 500 Euro

Vendi i dytë: 600 Euro

Vendi i parë: 800 Euro

Për kategorinë “We too” çmimet janë:

Vendi i tretë: 300 Euro

Vendi i dytë: 400 Euro

Vendi i parë: 500 Euro.

Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artisitiko-kulturore në kuadër të këtij eventi.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel