Fier/ Merr fund problematika e mbetjeve urbane, do dërgohen drejt inceneratorit

17/10/2021 11:09

Fieri i jep fund problematikës disa vjeçare të mbetjeve urbane.

Këtë të dielë ka nisur nga puna stacioni i transferimit të mbetjeve, një pikë grumbullimi e cila do të kompresojë mbetjet e më pas i dërgon ato drejt inceneratorit.

Paralel me këtë proces është bërë edhe një studim në fushën e mbetjeve në Mbrostar, e mbyllur tashmë, për të parë mundësinë e transformimit të saj dhe mbjelljen e të gjithë sipërfaqes me pemë.

Fusha e mbetjeve në Fier u përfshi nga flakët pak kohë më parë, çka e detyroi bashkinë e Fierit ta mbyllte përfundimisht atë duke dërguar mbetjet drejt inceneratorit të ri.

Fieri dhe 9 njësitë prodhojnë më shumë se 160 ton mbetje në 24 ore të cilat do të grumbullohen në këtë pikë e më pas do të dërgohen drejt inceneratorit.

Top Channel