11 nxënës humbin jetën gjatë ekskursionit në brigjet e lumit në Indonezi

17/10/2021 01:21

Njëmbëdhjetë studentë janë mbytur dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike pas një aksidenti të rëndë në një aktivitet shoqëror pranë një lumi në Indonezi.

Rreth 150 të rinj anëtarë të grupeve jashtë-shkollore islamike, të moshave nga 13 deri 15 vjeç po ecnin përgjatë lumit Cileulur duke pastruar brigjet e tij.

Sipas raportimeve, një grup prej 21 nxënësish kishin tentuar të kalojnë në anën tjetër. Vendasit arritën të shpëtojnë dhjetë nga nxënësit, thotë banori i zonës Supriono, i cili ashtu si shumë indonezianë ka vetë një emër.

Autoritetet thanës e po hetojnë shkaqet e incidentit të rëndë. Studentët kishin kryer ekskursionin e tyre megjithë paralajmërimet nga agjencitë meteorologjike për ardhje te hershme te sezonit të shirave të nëntorit. Edhe në shkurt të vitit të kaluar 10 nxënës vdiqën kur u morën nga përmbytjet e papritura gjatë një aktiviteti të ngjashëm ne Indonezi.

Top Channel