Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur votën e tij.

Kurti ka thënë se si qytetar i Kosovës ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar, transmeton Telegrafi.

“Si qytetar i Republikës posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira. Qytetarët në Kosovë sot vendosin se kush do të vendos, përcaktohet se kush do të jenë udhëheqësit e tyre. Inkurajoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë moment demokracie”, tha Kurti para mediave.

Gjithashtu, Kurti u zotua që së bashku me Qeverinë do të punojë në fuqizimin e komunave.

“Si kryeministër unë bashkë me qeverinë tonë do të punoj në fuqizimin komunave. 4 vite te mbara, të mira i presin qytetarët anë kënd Kosovës ku ata jetojnë dhe punojnë”, deklaroi ai.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00, dhe qytetarët kanë të drejtë të votojnë deri në ora 19:00.

Top Channel