Partizani-Kukësi 1-1/ Kundërsulm fatal, Fiejao barazon dhe feston me shqiponjë

17/10/2021 18:41

Partizani dhe Kukësi përballen në “Air Albania” në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të Abissnet Superiores, me “të kuqtë” që do të kërkojnë fitoren e parë sezonale dhe verilindorët që gjithashtu do të kërkojnë rikthimin te tre pikët, pas humbjes ndaj Teutës.

Në minutën e 65-të Tedi Cara ndëshkou Kukësin dhe ngushtoi rezultatin. Pas një lëvizjeje mjaft të mirë të Kukësit nga krahu i majtë, Musta hedh një krosim perfekt për Carën, që në qendër të zonës shfaqet i lirë dhe devijon sferën për në rrjetën e portës së Tafas.

Vetëm pesë minuta më vonë, në minutën e 70′ Fiejao rikthen baraspeshën. Kundërsulm mjaft i shpejtë i Kukësit nga krahu i djathtë, me Milunovic që hedh një kros perfekt në zonë, aty ku Feijao gjuan saktë me kokë dhe dërgon topin në rrjetën e Alban Hoxhës. Festë me shqiponjë sërish për brazilianin e Kukësit, që duket se është ambientuar më së miri në Shqipëri.

FOTO GALERI
1/25

Top Channel