Identifikimi biometrik krijon vonesa, në disa komuna në Maqedoninë e Veriut do të votohet edhe pas orës 19:00

17/10/2021 17:55

Për shkak të vonesave të shkaktuara nga sistemi i ri i identifikimit biometrik, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ)në Maqedoninë e Veriut ka vendosur se të gjithë ata votues që do të jenë në oborret apo korridoret e vendvotimeve, do të lejohen të votojnë edhe pas orës 19:00.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski theksoi se radhët e gjata po ndodhin për shkak se lista zgjedhore ka më shumë fletë se nga zgjedhjet e kaluara, andaj po ndodhin vonesat e verifikimit, vonesat me aparatet “fingerprint” që po ndodhin probleme me identifikimin, si dhe shkaku i masave kundër koronavirusit, shkruajnë mediat e huaja.

Në këto zgjedhje janë paraqitur një numër i madh i kandidatëve të pavarur për kryetar komune apo për anëtarë të këshillave komunal, të përkrahur nga shoqata të qytetarëve dhe organizata të shoqërisë civile.

Këto janë zgjedhjet e shtata lokale në Maqedoninë e Veriut, ku zgjedhjet e para lokale u mbajtën në vitin 1990.

Top Channel