“Serbia ta njohë Kosovën”, kryeministri Albin Kurti mesazh nga Parisi drejtuesve të ardhshëm në Beograd Pas katër vjet qeverisje, qytetarët këtë të diel dolën sërish në zgjedhje për t’i rivlerësuar përfaqësuesit e nivelit lokal.
Të gjitha vendvotimet u hapën me kohë e procesi u zhvillua me pak probleme.
Në komunën e Kllokotit të banuar me shumicë serbe, Prokuroria e Shtetit arrestoi 4 persona me dyshimet për blerje vote, ndërsa në atë të Suharekës policia ndaloi një person për pengim të procesit zgjedhor.
Gjatë paradites dalja në zgjedhje ishte e zbehtë, andaj presidentja e vendit bashkë me të gjithë kryetarët e partive politike duke ruajtur heshtjen zgjedhore u bën thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje, në mënyrë që rezultati përfundimtar të jetë pasqyrë e vullnetit të shumicës.
Deri në ora 15, vetëm 26 përqind e 1.8 milionë qytetarëve me të drejtë vote shfrytëzuan të drejtën për votim, apo 506 mijë qytetarë.
Përveç vëzhguesve të KQZ-së, partive politike e shoqërisë civile, Prokuroria e Shtetit ka angazhuar 80 prokurorë në terren, ndërsa policia me mbi 3 mijë policë
Top Channel