Donaldi njihet për shpirtin e tij humoristik dhe që jo pak herë pëlqen të krijojë lojra apo rrengje për banorët.

I tillë ishte edhe rasti i sotëm kur “shënjestra” e tij ishte Monika.
Teksa ajo po qëronte patatet me Fifin, Donaldi prentendon se po i dorëzonte një tenxhere me ujë të nxehtë.
Teksa ai i jep tenxheren Monikës, një incident ndodh dhe presupozohet se i gjithë uji i nxehtë do të derdhej tragjikisht mbi trupin e Monikës.
Fatmirësisht e gjitha ishte një lojë dhe tenxherja ishte bosh, por gjithësesi kaq mjaftoi që Monika të ulëriste e frikësuar.

Top Channel