Një nga komshinjtë e viktimës dhe djalit të saj 36-vjeçar, të cilët përjetuan tmerrin ditën e sotme pasi apartamenti i tyre u përfshi nga flakët në zonën e Astirit në Tiranë ka filmuar ngjarjen.

Në videon dallohen flakët e mëdha që kanë pushtuar apartamentin, ndërsa i bllokuar në ballkonin e banesës ka mbetur edhe 36 vjeçari Klodjan Osmënaj, i cili dyshohet se është edhe autori i vënies së zjarrit.

Ato janë momentet para se djali të hidhej nga ballkoni bashkë me nënën e tij, e cila mbeti i vdekur.

62-vjeçarja Hava Osmanaj është hedhur nga ballkoni dhe ka humbur jetën, ndërsa djali Klodjani ndodhet në spitalin e Traumës me plagë të rënda.

Top Channel