Një makinë tip “Peugeot” është përfshirë nga flakët në mbikalimin e Sukthit. Ngjarja ka ndodhur në orën 16:30, në autostradën Tiranë-Durrës. Forcat blu bëjnë me dije se dyshohet që ishte si pasojë e një shkëndije elektrike.

“Me datë 16.10.2021 rreth orës 16:30 në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Sukthit, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë mjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases Xh. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Top Channel