Pas zënkës me Mikelën, produksioni i Për’puthen Prime ka vendosur që të përjashtojë Jurgenin për ofendim të rëndë dhe për denigrim të gruas.

Por fakti që Alvisa dhe Ada menduan që t’i japin një mundësi të dytë, Jurgeni do të pezullohet në një afat të pacaktuar derisa të merret vendimi final për rrugëtimin e tij në programin e dashurisë.

Tola: Kam qenë e para që kam reaguar, prisja që të thoshte ju kërkoj ndjesë të gjithëve, nuk kam cfarë të flas më. Përderisa e zgjat, më lë shumë për të dëshiruar.

Ada: Edhe unë nuk dua ta justifikoj sjelljen, në momentin që thotë “më fal”, ta shohim njëherë. Bëj cfarë ke për të bërë për veten tënde dhe të dalësh mashkulli që je.

Alvisa: Ajo çfarë ka thënë nuk ka justifikim e shpjegim, por nuk mendoj se është djali i vetëm që ka bërë ofendime në këtë studio, pavarësisht se ishte më i thellë. Nderin e kanë prekur dhe të tjerë dhe nuk e kemi bërë të madhe. Nuk duhet ta penalizojmë vetëm Jurgenin. Besoj se ka nevojë për përmirësim.

Antonia: I kam thënë që atë ditë dhe ja them sërish që të vendos kryq sepse të preket nderi i një femre, është skandaloze. Nuk e shikoj kurrë veten me një mashkull si Jurgeni. Nuk e toleroj.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel