Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç sulmoi ashpër ambasadorët dhe zyrtarët ndërkombëtarë që mbështetën aksionin e Policisë së Kosovës për luftën e krimit të organizuar dhe kontrabandës në zona që përfshinë dhe veriun e Kosovës.

Një intervistë për TV Prva ai foli rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, ku policia ndërmori një aksion në disa qytete, dhe të gjithë ndërkombëtaret që e mbështetën lëvizjen e saj, u kthyen në shënjestra te presidentit serb.

Ata që dolën me njoftimin se ishte një veprim i mire, turp për ju!”, ka thënë Vucic i cili pretendoi se lufta ndaj krimit dhe korrupsionit duke dërguar njësitë e forcave speciale të Kosovës ishte një “fyerje për inteligjencën”. “Kam 10 vjet që merrem me këtë, ata gënjejnë dhe mashtrojnë”, u shpreh ai.

Pati disa reagime në mbështetje të aksionit policor, përfshirë atë të raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Crammon, ambasadës amerikane në Prishtinë që e cilësoi “ të papranueshme dhunën ndaj autoriteteve, mediave ose qytetarëve”, si dhe vetë Nato-s që e konsideroi legjitime ndërhyrjen kundra kontrabandës në veri, duke e cilësuar një operacion në zbatim të ligjit.

Top Channel