13:38
Shqiptari vret të dashurin e ish-gruas në Belgjikë/ Gazetari: Ishte krim kanunor. Ja çfarë thotë nipi i viktimës (FOTO)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën, në Belgjikë, ku Ismet Osmanaj nga Gjakova mbeti i vrarë. Dyshohet se ai u qëllua për vdekje nga Bekim Azemi, i cili ishte ish-burri i gruas së tij. Policia belge ka njoftuar se 52-vjeçari kishte qenë duke pritur fëmijët e të dashurës së tij, kur është therur 13 herë me thikë.