Nisur nga rastet që janë riinfektuar me Covid komiteti i imunizimit ka marrë vendim që edhe në Shqipëri të nisë të aplikohet doza e tretë e vaksinës e cila mund të jetë e ndryshme nga dy dozat e para që kanë marrë.

Po kështu, do të vaksinohen ndaj Covid fëmijë mbi 12 vjeç, të cilët kanë probleme të tjera shëndetësore.

Fëmijët do të aplikojnë vetëm vaksinën Pfizer, pasi për këtë vaksinë janë bërë shumë studime dhe ka më shumë të dhëna për ti përdorur tek fëmijët.

Ndërsa, personat mbi 60 vjeç mund të bëjnë kombinime sipas rekomandimit të mjekut.

Kombinimi i vaksinës për grup moshën 60 vjeç do të bëhet dhe në varësi të vaksinave që janë në gjendje. Si fillim do të nisë doza e tretë tek mjekët, mësuesit e policët, për të vijuar sipas kalendarit që është përcaktuar më parë.

Top Channel