50-vjeçari mbajti për 2 vite trupin e vdekur të nënës që të përfitonte pensionin

19/10/2021 11:59

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, pasi një 50-vjeçar ka mbajtur në dollap trupin e nënës së tij për dy vite me radhë, në mënyrë që të përfitonte pensionin e saj çdo muaj.

Ishte partanerja e tij e cila zbuloi këtë ngjarje dhe njoftoi policinë. Ajo u tha efektivëve se burri i saj i kishte rrëfyer se kishte mbyllur në dollap trupin e nënës së tij 80-vjeçe, e cila kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrore, që në vitin 2019.

Qëllimi i tij ishte i qartë, që të vazhdonte t’i merrte pensionin gruas së moshuar, rreth 1700 euro në muaj.

Trupi i të moshuarës u gjet në dollapin e dhomës së gjumit. 50-vjeçari i cili shoqëroi hetuesit shpjegoi se e kishte mbështjellë të ëmën, disa ditë pas vdekjes së saj, me qese plastike.

Prokurori urdhëroi autopsi për kufomën e gruas së vjetër. Apartamenti i tij, nga ana tjetër, përfundoi nën sekuestro, si dhe llogaritë rrjedhëse të djalit 50-vjeçarit.

Top Channel