Të dhënat e INSTAT, tregojnë se edhe gjatë pandemisë shqiptarët provuan se e duan dhe vlerësojnë institucionin e martesës.

Rudina Kikija, Përgjegjëse e Zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative 5, shpjegon: “Njësia Jonë është nga më të mëdhatë në Republikën e Shqipërisë. Kemi një popullsi rreth 89 mijë banorë, sa ka qyteti i Korçës. Ne si punonjëse gjatë periudhës së pandemisë nuk kemi vënë re ndonjë ulje të numrit të martesave. Duke respektuar protokollet e pandemisë, çiftet kanë ardhur dhe janë martuar në zyrat tona. Kujtojmë këtu se zyra jonë vetëm në kulmin e karantinës u mbyll 2 javë dhe pastaj ka qenë gjithë kohën në shërbim të qytetarëve. Në vitin 2019 në Njësinë 5 janë kryer 455 martesa, në 2020-tën 362 akte martese, dhe deri tani në tetor te 2021-shit kemi kryer 288 martesa, por viti nuk është mbyllur ende. Shifrat flasin se shqiptarët janë martuar, dhe do të vazhdojnë të martohen. Madje ka pasur raste që çifti i ka dhënë më shumë rëndësi ceremonisë pranë zyrave tona , kur lexohen ato fjalët e betimit, sesa vetë dasmës, dhe këtë na e kanë pohuar vetë çiftet e reja”.

Top Channel