Prova javore konsiston në përgatitjen e rakisë vetëm nga ana e vajzave.

Sigurisht që banoret e shtëpisë kanë konstatuar se kjo sfidë nuk është kaq e lehtë sa ato e prisnin.

Ato kuptuan se puna do dedikim dhe durim dhe vajzat duket se jo në të gjitha rastet munden ta kenë.

Gjithësesi përgatitja e rakisë ka nxitur përveç debateve dhe lodhjes, gjithashtu edhe bashkëpunim mes tyre.
Deri më tani, vajzat duket se janë optimiste se kjo provë do të kalojë me sukses.

Ato janë detyruar të qëndrojnë zgjuar edhe gjatë natës, vetëm e vetëm që të sigurohen se e gjithë procesi po vijon normalisht.

 

 

Top Channel