“Duket si çorape leshi e veshur në behar”/ Debat në Komisionin e Ligjeve për platformën e re

19/10/2021 13:37

Platforma e re, “Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje”  e propozuar nga kryeministri Edi Rama ka nxitur debat në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Fillimisht  projektligji është prezantuar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me parlamentin, Elisa Spiropali, ndërsa është kundërshtuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi.

Ai e ironizoi platformën duke thënë se i duket “si një çorape leshi e veshur në behar”.

“E di si më duket, si çorape leshi e veshur në behar që është grisur te gishti. Kjo agjenci ka shkelur ndonjë ligj? Ku është ajo hierarkia e ligjit. Si ka operuar? Ju deri tani thoni 43 mijë, një shifër e tillë? Sa do të jetë ajo zgjidhja që ky ligj do të ketë konkretisht. Tjetër që kam shumë problem, për sa i përket konfliktit që krijon me gjykatën administrative? Doni ta hiqni gjykatën? Tek ligji propozoni që do marrë vërejtje, do t’i shkulim veshin, do t’i heqim ditën e punës, por ligji parashikon që veprimet dhe mosveprimet bëjnë shpërdorim detyre”, tha Korreshi në komision.

Kjo platformë do të kontrollojë gjithë administratën në bashkëpunim me qytetarët. Në projektligj për këtë platformë, thuhet  se agjencia  në bashkëpunim me institucionin e administratës shtetërore, heton kryesisht të gjitha faktet dhe vlerëson të gjitha rrethanat e nevojshme për kontrollin e veprimtarisë administrative të institucionit të administratës shtetërore.

Agjencia që do të kontrollojë administratën në bazë të ankesave të qytetarëve dhe heton shkeljet që mund të përkthehen në  gjoba ndaj funksionarëve publik.

Top Channel