Në ditën e dytë të vitit akademik Studentët në Korçë kanë hyrë normalisht në auditorë pa u kontrolluar nëse janë të vaksinuar ose jo.

Një ditë pasi përfaqësues të Universitetit deklaruan se nuk do të pengojnë studentët për të ndjekur mësimin në auditorë, këta të fundit i janë drejtuar fakulteteve pas gati 2 vitesh mësim online.

Përqindja e studentëve të vaksinuar në Korçë është në nivelet minimale dhe shumë nga studentët janë ende të vendosur për të mos bërë vaksinën.

Nga 3500 studentë që ndjekin programet e studimit në Universitetin e Korçës paraprakisht mësohet se janë vaksinuar rreth 400 prej tyre ndërsa 2 qendra qëndrojnë të hapura në 2 ambiente brenda universitetit për të bërë vaksinimin e të interesuarve.

Top Channel