Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e një dite më parë në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar.

60-vjeçari me origjinë shqiptare jetonte prej shumë vitesh në Gioia del Colle, ndërsa sipas mediave të huaja humbi jetën pasi humbi kontrollin e automjetit të cilin po drejtonte dhe më pas u përplas me anësore e rrugës duke u përmbysur në asfalt.

Hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethana e ngjarjes tashmë kanë nisur në shtetin fqinj.

Top Channel