Kapet jahti me 5.2 tonë kokainë: 200 mln euro, ngarkesa më e madhe prej vitesh

19/10/2021 11:46

Policia portugeze ka sekuestruar 5.2 tonë kokainë në një jaht i cili lundronte me flamurin spanjoll në Oqeanin Atlantik. Sipas zyrtarëve vendas, lënda narkotike mbërrin në tregun e zi me vlerën 200 milionë euro.

Kjo është sasia më e madhe e sekuestruar e drogës që ka ndodhur në këtë vend në 15 vitet e fundit, dhe një ndër më të mëdhatë në Evropë.

Në operacionin e ndalimit të jahtit 24 metra të gjatë, policia portugeze u mbështet edhe forcat detare dhe ajrore të vendit.

Dy shtetas spanjollë dhe një peruan kanë përfunduar në pranga. Autoritetet vendase dyshojnë se kokaina i përkiste një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës që po dërgonte kokainë në Evropë përmes Gadishullit Iberik.

Kjo është një goditje e madhe për ata që duan ta mbysin Evropen me drogë”,  deklaroi shefi i policisë portugeze, Luis Neves.

Në operacion u përfshi gjithashtu dhe Spanja, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Top Channel