‘Open Ballkan’, Varhelyi: 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e iniciativës!

19/10/2021 16:12

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, gjatë prezantimit të raport-progresit vjetor shprehu edhe qëndrimin e tij në lidhje me ‘Open Ballkan’ dhe tha se rruga e vetme për Ballkanin është bashkëpunimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ne kemi insistuar për një treg të përbashkët. Ne duam që të gjitha vendet e Ballkanit të jenë pjesë e saj dhe nën ombrellën e BE-së. 6 vendet e Ballkanit perëndimor t’i kthehen tregut të përbashkët rajonal. Duam që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur. Ajo që ne duam është një lëvizje me karta identiteti, lehtësira për studentët dhe për tregtinë e lirë, por kjo gjë duhet të përfshijë të gjithë rajonin i bëj thirrje të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor t’i kthehen bashkëpunimit, kemi nevojë që të gjashtë vendet të jenë pjesë e Open Ballkan”, tha Varhelyi në fjalën e tij.

Varhelyi foli edhe për vizat e Kosovës: Picula kërkon avancim të shpejtë për vizat e Kosovës. Ne kemi bërë propozimin tonë, por vendet e BE-së nuk po marrin vendimin. Ne po përfshijmë këdo. Nuk do të ketë mbyllje të konflikteve pa u zgjidhur të gjitha. Tensionet Kosovë-Serbi? Kjo vjen me hapa që do të ndërmerren për sigurinë. Kjo bëhet edhe mes tregut të përbashkët rajonal. Nuk mund të jetë gjithmonë e njëjta luftë.

Top Channel