Festë në familjen Hajdari/ Vajza e ish-deputetes shqiptare mbush 6 vjeç (Fotot)

19/10/2021 11:37

Vajza ish-deputetes shqiptare, Rudina Hajdari,  ka festuar ditëlindjen mes shokëve dhe miqve të familjes.

Rudina Hajdari ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për vajzën e saj Sihana, në ditën e lindjes.

Me një foto bardhezi nga momenti i tortës te festa, Hajdari i shkruan të voglës së saj së nëse do të mund t’i falte një gjë nga vetja, do të zgjidhte sytë, që Sihana, të mund të shihte veten përmes tyre.

“Nëse do të zgjidhja të falja diçka nga vetja, do të zgjidhja të jepja sytë e mi . Do doja që nëpërmjet shikimit tim të shihje veten çdo ditë, se sa krenare jam për ty, se sa e bukur dhe e zgjuar po bëhesh çdo vit që kalon, se sa shumë lumturi na dhuron të gjithëve. Gëzuar Ditëlindjen Sihana , shkruan ajo.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel