![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/0-2024-07-26T234339.544-800x450.jpg)
Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Ish kryeprokurori Adriatik Llalla ka apeluar këtë të hënë vendimin e Shkalles së Parë për pezullimin e dënimit me 2 vite burg.
Pezullimi i vendimit kërkohet, pasi sipas mbrojtjes mbyllja e tij në qeli do i sillte pasoja të rënda për shëndetin.
Tashmë do jetë apeli i GJKKO-së, ku pas caktimit të një date do vendosë nëse do lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që rrëzoi kërkesën e Llallës, apo do pranoi kërkesën e tij për pezullim dënimi.
Kujtojmë që 10 ditë më parë ish kryeprokurori, u shpall në kërkim ndërkombëtar. SPAK mbylli procedurat dhe dërgoi emrin e tij, në zyrën e Interpolit menjëherë pasi policia dorëzoi raportin për mos gjetjen e tij në banesë apo vende te tjera ku mendohej se ishte.
Top Channel