Marrëdhënia mes Donald Veshajt dhe Bora Zemanit është prekur sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Aktori dhe ish-futbollisti Granit Cana kanë treguar për historitë e fundit të dashurisë.

Donaldi si rrallë herë ka folur për romancën me prezantuesen e njohur shqiptare, Bora Zemanin, me të cilin ka qenë në lidhje një kohë të gjatë, dyshja madje edhe dolën publikisht.

“Ka 4-5 muaj që jemi ndarë. Po e kam dashur. Kemi qenë bashkë 2 vite e gjysmë, kemi bashkëjetuar. Ka qenë diçka e fortë fare, por jeta bën të vetën”, ka thënë Donaldi për lidhjen me Borën.

Në anën tjetër edhe Graniti u shpreh se ka qenë në lidhje me një vajzë me të cilën ka bashkëjetuar dhe kanë qenë të pandashëm, por siç u shpreh ai, raporti u konsumua dhe ndarja ishte vendimi i duhur.

Ndërkohë, kujtojmë që së fundi, moderatorja Bora Zemani ka reaguar për lajmet e fundit lidhur me raportet e saj me Donaldin dhe banorën tjetër të Big Brother VIP, Semi Jaupaj të cilën e ka mike të ngushtë.

Top Channel