Banorët janë zgjuar disa minuta më parë dhe po përgatiten për të nisur ditën.

Ajo që ishte më e çuditshmja është se shumica prej tyre kanë deklaruar se gjumi i tyre ka qenë i shoqëruar nga ëndrra të shumta.

Ata kanë nisur t’i tregojnë njëri-tjetrit ëndrrat që kanë parë dhe njëkohësisht habiteshin për faktin se i njëjti fenomen i ka ndodhur thuajse të gjithëve njëkohësisht.

‘’Kam parë ëndërr sikur kisha shfaqje dhe harrova performancën. Gjithashtu në një ëndërr tjetër kisha disa kanarina të cilat më ngordhnin dhe nuk e kuptoja dot pse’’,- ka shprehur Iliri.

Rrëfimet e tyre pasuan  njëra-tjetrën duke pranuar se kishin marrë një energji negative nga e gjithë mbrëmja e kaluar.

 

Top Channel