Lista Serbe i rikthehet kërcënimeve duke lënë të kuptohet se mund të tërhiqet nga institucionet e Kosovës nëse nuk nis procesi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Paralajmërimi i saj vjen pas fitores në nëntë komunat me shumicë serbe dhe balotazhit në një komunë.

Një njohëse e zhvillimeve politike në vend, Donika Emini, thotë se kërcënime dhe shantazhe nga Lista Serbe ndaj institucioneve politike të Kosovës, e sidomos qeverisë ka pasur edhe më parë dhe ato në shumicën e rasteve kanë qenë kërcënime të zbrazëta.

Ajo theksoi megjithatë për REL se Qeveria e Kosovës duhet të jetë e vëmendshme në këtë pikë.

Miodrag Marinkoviç, drejtor i Qendrës për Veprime Shoqërore Afirmative nga Mitrovica e Veriut, thotë se është vështirë të përcaktohet nëse kërcënimi i Listës Serbe është i vërtetë apo është vetëm një formë presioni ndaj Prishtines zyrtare.

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç deklaroi se “po luftojnë për Aosciacionin. “Po nuk pati një të tillë, nuk do të ketë as institucione të Kosovës”, u shpreh ai.

Kushtetuta e Kosovës parashikon që në qeveri, të ketë një ministër nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera jo shumicë.

Top Channel