Habit shkencëtari i Harvardit: Universi ynë është krijuar në laborator

19/10/2021 16:22

Një shkencëtar i Universitetit të Harvardit ka befasuar me teorinë e tij sipas të cilës universi ynë u krijua në një laborator nga një formë jete më e lartë.

Media të huaja citojnë profesorin Avi Loeb, autor i disa librave mjaft të shitur dhe ish drejtues i departamentit të astronomisë në Harvard, shkroi këtë javë një artikull në Scientific American, ku hidhte idenë se universi mund të jetë formuar nga një “civilizim teknologjik i avancuar”.

Nëse dicka e tillë do të vërtetohej, atëherë historia e origjinës do të unifikonte idenë fetare të një krijuesi me idenë laike të gravitetit kuantik.

Duke qenë se universi ynë ka një gjeometri të sheshtë me një energji neto zero, një qytetërim i avancuar mund të ketë  zhvilluar një teknologji që krijoi nga asgjëja një univers-fëmijë  përmes tunelit kuantik”, thotë Loeb.

Një nga idetë që ai paraqet në artikull në mbështetje të pohimeve të veta, është edhe ajo e sistemit të klasifikimit të qytetërimeve. Kështu sipas tij, në një civilizim teknologjik të nivelit të ulët, njerëzit renditen në nivelin e klasës C (apo një civilizim që varët nga ylli i tij ”.

Në nivelin më të lartë apo klasa A bëjnë pjesë ata që arrijnë të krijojnë universe-fëmijë në laborator, çka i bënë sipas tij, më të avancuar.

Top Channel