Turqia “luftë me të gjithë”, thërret ambasadorët e 10 vendeve perëndimore

19/10/2021 13:53
10. Turqia. Kombi modern turk u themelua në vitin 1920 nga Qemal Ataturku, e prej atëherë vendi ka pasur një ushtri tejet të madhe, që është e integruar edhe me pjesën tjetër të shoqërisë. Për të garantuar se ushtria ka pushtetin më të madh në Turqi, vendi ka përjetuar disa herë grushte shteti. Ushtria turke është përfshirë edhe në luftën civile siriane, e madje ka dërguar trupa për të pushtuar rajone të Sirisë. Ata janë ballafaquar edhe me një kryengritje të kurdëve në tokën e tyre prej mbi 3 dekadash.

Ankaraja nuk e priti mirë kërkesën e ndërkombëtarëve për lirimin e një lideri të shoqërisë civile, ndaj ka thirrur për shpjegime ambasadorët e 10 vendeve perëndimore, përfshirë atë të Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Nuk është e pranueshme që ambasadorët të bëjnë një rekomandim ose sugjerim gjyqësor për një çështje që është në proces“, deklaroi ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu.

Më vonë, korit të zërave kritikë iu bashkua dhe ministri i drejtësisë, Abdulhamit Gul, i cili tha se “asnjë ambasador nuk ka të drejtë të bëjë një rekomandim ose sugjerim për gjykatat tona“.

Filantropi dhe aktivisti i lindur në Paris, Osman Kavala, 64 vjeç, po mbahet në paraburgim që nga viti 2017 dhe rasti i tij është kthyer në një tjetër arsye për tensione mes Turqisë dhe Perëndimit.

Kavala përballet me një sërë akuzash të lidhura me protestat anti-qeveritare të vitit 2013 dhe një grusht shteti të dështuar ushtarak në vitin 2016, të cilat ai vetë i mohon me forcë.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe disa qeveri perëndimore e konsiderojnë ndalimin e tij si një simbol të shtypjes që presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan i bën kundërshtarëve.

Përmes deklaratës që acaroi Ankaranë, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Suedia dhe SHBA-ja bënë thirrje për një “zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së tij”.

Top Channel