Përplasje fatale në superstradë/ Humb jetën një shofer dhe plagoset tjetri në aksin Lezhë-Shkodër

19/10/2021 12:14

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e së martës në superstradën Lezhë-Shkodër.

Aksidenti ndodhi rreth orës 6:00 në afërsi të kryqëzimit të Dajçit kur automjeti me drejtues Zyhdi Metin është përplasur me një tjetër makinë që drejtohej nga Vilson Tola. Nga aksidenti gjeti vdekjen e menjëhershme Zyhdi Meti ndërsa Vilson Tola ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen e trupit të viktimës nga makina. Shkak për aksident dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar nga mjeti i Tolës duke sjellë dhe përplasjen e fortë.

Ndërkohë, nga aksidenti u bllokua përkohësisht superstrada Lezhë-Shkodër, duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugë dytësore.

Top Channel