Vajzat janë detyruar të flenë me turne gjatë natës për tu siguruar që procesi i prodhimit të rakisë po shkon siç duhet.

Qëndrimin zgjuar gjatë natës vajzat e kanë shfrytëzuar edhe për të bërë një investigim të vogël.

Që nga fillimi i këtij edicioni të “Big Brother Vip”, Kledi ka dëshmuar disiplinën në karakterin e tij, duke u zgjuar më herët se banorët e tjerë dhe duke mos neglizhuar asnjëherë aktivitetin fizik.

Këtë sjellje të Kledit e kanë komentuar dhe vlerësuar edhe banorët e tjerë por mëngjesi i sotëm ishte ai i së “vërtetës”.

Fifi dhe Sheila ishin ato që “vërtetuan” sot se Kledi nuk u zgjua aq herët sa pretendon çdo ditë dhe kaq mjaftoi që ato të “hakmerreshin” për këtë fakt.

Në batutë e sipër ato akuzuan Kledin se ka gënjyer për regjimin e tij të përditshëm.

Gënjeshtar, thua se zgjohesh në orën 6:00. Ora është 08:00 dhe ti akoma në gjumë“,- thanë banoret me humor.

 

Top Channel