Luhen këtë mesjavë ndeshjet e raundit të tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve.

Bie në sy sfida mes Atletico Madrid dhe Liverpool në Wanda Metropolitano me skuadrën e The Reds që vjen me dëshirën e revanshit pas eliminimit nga madrilenët në këtë kompeticion në vitin 2020.

Atletico Madrid në këtë sezon nuk duket në formën më optimale, ndërsa Liverpooli ngjall shumë frikë, Salah, Mane dhe Firmino duket se janë kthyer në treshen e frikshme të 2 viteve më parë kur Liverpooli dominoi Ligën e Kampioneve.
Liverpool ende nuk ka pësuar asnjë humbje dhe ka një mesatare prej 3 golash të shënuar për ndeshje.

Atletico Madrid ka pushuar më shumë se Liverpool pasi nuk e zhvilloi ndeshjen e kësaj fundjave në La Liga për shkak të udhëtimit të gjatë të futbollistëve amerikanolatinë.

17 ditë qëndroi Atletico pa luajtur, sigurisht duke kryer stërvitje të përditshm, por është dicka që mund të peshojë te Los Colchoneros duke parë formën që po shfaq Liverpool.

Ata që janë në telashe në këtë raund të Ligës së Kampioneve, janë Milani dhe Interi që nuk duhet të gabojnë në sfidat e tyre të radhës. Skuadra e Piolit që ka humbur dy ndeshjet e para, do të përballet me Porton.

Kuqezinjtë duhet të fitojnë me cdo kusht në Portugali për të mos humbur kontaktet me Liverpoolin dhe Atletico Madrid. Kuqezinjtë do të kenë disa mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje, Theo Hernandezit dhe Brahim Diazit me Covid, iu është bashkuar edhe Rebic për ndrydhje në kavilje e Kessie i skualifikuar.

Skuadra tjetër e Milanos, Interi do të përballet me surprizën e grupit të tij, Sheriff Tiraspol që është në krye me 6 pikë të plota. Sheriff vjen nga një vend që askush nuk e njeh, Tiraspoli është kryeqendra e rajonit autonom Transnistrias dhe ishte në gjendje të turpëronte Realin e Madridit në Bernabeu, kështu që Interit i duhet të mos e nënvlerësojë këtë skuadër. Sot në mbrëmje luhen edhe ndeshje të tjera sic është ajo mes paris Saint Germainit dhe leipzigut, Ajaxit dhe Borussia Dortmund apo Shakhtarit dhe Realit të Madridit.

Top Channel