Eurodeputeti Tonino Picula: Të nisin menjëherë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi në ‘ngërç’

19/10/2021 15:47

Është publikuar sot progres-raporti i KE-së për integrimin e Shqipërisë në BE.

Eurodeputeti Tonino Picula insistoi se vendet në Rajon i kanë përmbushur kushtet për zgjerimin dhe më tej shton se duhet të vijojnë të përmbushin të gjitha kushtet.

Përsa i përket hapjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Picula tha se duhet të nisin menjëherë, ndërsa për Malin e Zi raportoi se ka pasur një ‘ngërç’ dhe probleme me reformën gjyqësore.

Picul ka vënë në dukje përfshirjen e shtuar të SHBA dhe sanksioneve ndaj politikanëve në Rajon.

Tonino Picula: Janë marrë disa hapa të rëndësishëm, paketa financiare ishte një lajm i mirë, por na duhet më shumë përfshirje politike. BE nuk ka qenë i suksesshëm sa i përket pjesës së zgjerimit. Insistoj që të gjitha vendet në rajon i kanë përmbushur kushtet. Kërkojmë angazhim që të vijojnë të përmbushen të gjitha kushtet. BE duhet të ruajë besueshmërinë. Bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të zbatohen menjëherë. Si raportues nga Mali i Zi raportoj se ka pasur një ngadalësim, ka probleme me reformën gjyqësore, ka një ngërç në Mal të Zi. Polarizimi duhet të shmanget. Do të më vinte mirë nëse do merrja përgjigje rreth pyetjeve të mia. Kemi pjesëmarrje të shtuar të SHBA dhe sanksioneve të saj ndaj politikanëve në rajon, a ka ndonjë diskutim lidhur me këtë çështje? Thatë se qëllimi është se brenda mandatit tuaj doni që të çelni negociatat, cili mendoni se do të jetë?

Top Channel